Aktualitet

Sizmologu Ormeni për tërmetin në Elbasan: Shkakton vetëm ndjeshmëri

Sizmologu Ormeni për tërmetin në Elbasan: Shkakton vetëm

Lëkundjet e tërmetit mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Por sizmologu Rrapo Ormeni thotë se nuk ka vend për shqetësim. Në intervistë për News 24, sizmologu tha se tërmete me magnituda të tilla, 4.5 apo 4.6 të shkallës Riher janë aktivitete normale sizmike, që shkaktojnë ndjeshmëri jo dëmetime. Ai shtoi se njerëzit kanë më shumë sensibilitet për shkak të tërmetit fatal të 26 nëntorit, ku 51 qytetarë humbën jetë.

Rrapo Ormeni: 

'Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi. Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal'.

Që pas mesnate e deri në orët e para të mëngjesit Elbasani regjistroi disa lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme.  Sipas IGJEUM tërmetet ishin nga 2.5 të shkallës Rihter deri në 4.6. Tërmetet kishin epiqendër Belshin dhe Cërrikun. Lëkundjet u ndjenë në Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.

Ministria e Mbrojtjes informoi se nuk ka dëme materiale apo lëndime në njerëz. 

Ndërkaq, edhe gjatë ditës së sotme, në faqen e tërmeteve, EMSC raportohet për të tjera lëkundje gjatë ditës por me magnitudë të ulët.