Aktualitet

S'ka dasma në pandemi. Gjobitet pronari i restorantit në Korçë

S'ka dasma në pandemi. Gjobitet pronari i restorantit në

Pronari i një restoranti në Korçë është gjobitur nga policia, pasi organizoi një ceremony martesore. Ndaj 54 vjeçarit i cili ka një restorant pranë rrugës nacionale Boboshticë-Dardhë është vendosur gjoba me 1000 mijë lekë, ose dhjetë milionë lekë të vjetër.

Raste të tilla nuk janë të rralla në vend, dhe policia bën apel që akti normative të respektohet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më poshtë keni deklaratën e plotë nga policia:

Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishte organizuar një ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 100.000 lekë.

Policia e Korçës apelon për të gjithë pronarët/ administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.