Aktualitet

Skandali i Babales, Salianji thirret të hënën në gjyq!

Skandali i Babales, Salianji thirret të hënën në gjyq!

Të hënën në Gjykatën e Apelit të Tiranës deputeti i PD, Ervin Salianji do të dëshmojë për skandalin e Babales. Një nga filmat aspak për herë të parë të politikës në Shqipëri.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e apeloi duke e konsideruar politik.

Rikujtojmë çfarë është skandali Babale:

Albert Veliu, i njohur ndryshe si Dëshmitari X së bashku me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan 4 vite më parë audiopërgjimin e quajtur “Babale”, për shkak të personazhit kryesor të tij, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshem Fatmir Xhafaj bënte pazare droge. Audiopërgjimi ka ngjallur një debat të ashpër politik mes opozitës dhe mazhorancës në atë kohë derisa më pas u vërtetua se e gjitha ishte e inskenuar. Në këtë skandal dyshohet se është implikuar edhe Ervin Salianji, i cili akuzohet se qëndron pas inskenimit të audiopërgjimit.