Aktualitet

Skandali i zbuluar në Itali për fushatë denigrimi kundër qeverisë shqiptare. Reagon Rama

Skandali i zbuluar në Itali për fushatë denigrimi kundër

‘Pianeta Italia’ publikoi tre vite më parë një ‘Fake News’ që trazoi politikën shqiptare, pasi në lajm thuhej se 1400 kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt Shqipërisë për tu groposur. Por prokuroria italiane ka zbuluar detaje dhe thotë se çështja ka të bëjë me një fushatë të financuar denigruese ndaj qeverisë shqiptare. 

I përfshirë thuhet të jetë ish-parlamentari i 'Italianëve në botë' Sergio De Gregorio, i arrestuar si pjesë e një hetimi të DDA në Romë në vitin 2017 pasi thuhet se ka financuar aktivitetet e Ilir Kullës, një diplomat i lartë nga Tirana, i cili i kishte ngarkuar ish-senatorit detyrën e "organizimit të një fushate denigrimi kundër qeverisë shqiptare", në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se kjo shpifje u bë kundër tij përtë furnzuar me municion Opozitën nën dritaren e Ilir Metës, që në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit.  

Rama ka reaguar me një status në Twitter për lajmin duke shkruar: 

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!

Skandali i zbuluar në Itali për fushatë denigrimi kundër

Ilir Kulla është këshilltari politik i presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta. 

Ngjarjen e plotë e lexoni në linkun e artikullit si më poshtë: