Aktualitet

Skandali me pagat/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon dosjen në gjykatë

Skandali me pagat/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon dosjen

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për dosjen e skandalit të publikimit të pagave.

Në përfundim të hetimeve dosja është dërguar në gjykatë, duke kërkuar gjykimin për tëpandehurit Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1.Eni Qirjako

E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

2.Andi Agaraj

I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

3.Klodian Sota

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.

4.Endri Ikonomi

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a iK.penal