Aktualitet

Skemë korruptive te “313”-ta, dënohen me burg ish- drejtori dhe 2 bashkëpunëtorë

Skemë korruptive te “313”-ta, dënohen me burg ish-

Eduard Strugaj, ish-drejtori i burgut “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj që mbante pozicionin e përgjegjësit të logjistikës në këtë institucion janë dënuar me burg ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme.

Strugaj i cili u dënua me 2 vite e 6 muaj burg dhe Ahmetaj i dënuar me 4 vite burg u dënuan pas hetimeve që treguan që ishin të përfshirë në një skemë korruptive me vlerë 5 milionë lekë. Të dy ata së bashku me Ervin Kurtullën i cili u dënua me 3 vite burg i kishin marrë Ilirian Paços 5 milionë lekë që ai të fuste makineta për kafe në ambientet e burgut “313”.

Tiranapost.al