Aktualitet

Skenari i tretë për shkollat është mbyllja totale dhe kalimi tërësisht Online

Skenari i tretë për shkollat është mbyllja totale dhe kalimi

Cili është skenari nëse situata me Covid përkeqësohet? Është skenari i tretë që parashikon mbyllje totale. Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ky skenar ka qënë që në fillim, me dy skenarët e tjerë. Skenari i parë ishte prezenca e nxënësve në shkolla, skenari i dytë që është aktuali me mësim të alternuar dhe skenari i tretë që është për kalim të mësimit vetëm online. Por për momentin minsitrja Kushi tha se nuk mund ta thotë se kur do zbatohet ky skenar i tretë, pasi do të sugjerohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Nëse do përkeqësohet do shkohet në mbyllje?

Kushi: Patjetër që ekziston ky skenar, janë tre skenare, i pari me prezencë fizike, i dyti me mësim të kombinuar dhe i treti mësimi vetëm online. Këtë vendim nuk e marrim ne, nëse komiteti do sugjerojë që situata e pandemisë është përkeqësuar patjetër që do e marrim si vendim, por nuk mund ta them këtë moment.

Intervista në Opinion/ Tiranapost.al.