Aktualitet

Sociologu Tushi për vetëvrasjet e pacientëve me Covid: Për çfarë janë psikologët? Të lejohet komunikimi me familjarët

Sociologu Tushi për vetëvrasjet e pacientëve me Covid: Për

Ngjarja e sotme ku një pacient me Covid i shtruar prej dy ditësh tek 'Shefqet Ndroqi' u hodh nga kati i dytë i spitalit, tronditi opinionin publik.

Por pse po e ndërmarrin këtë akt ekstrem? A ka psikologë në spitale? Çfarë duhet bërë për këtë fenomen? Ekspertët e Komitetit Teknik kanë thënë se psikologët janë në spitale, por sociologu Tushi thotë se ka diçka që çalon në strukturat spitalore dhe kërkon që të gjithë psikologët të angazhohen në këtë situatë. Sociologu tha se Shqipëria ka psikologë dhe shumë të zotë, por kërkoi një angazhim më të madh të tyre.

Gëzim Tushi: 

Kjo situatë e të infektuarve është pak paradoksale se sikurse do thonë sociologët Spitali është institucioni më human por edhe çnjerëzor në kuptim metaforik. Krijon situatë dëshpëruese, dëshpërimi që ushqen pacienti çon herë pas here edhe drejt vetëvrasjeve. Është vështirë për të arritur në konkluzion të saktë se duhet parë ecuria e tij dhe problemet e mëparshme që ka pasur, është një akti i befasishëm, ai që bën vetëvrasje mund të ketë arsye të paparashikueshme.

Gjithë këta psikologë të angazhohen, për çfarë janë për të zgjidhur problemet e divorcit, erotizmit, jemi në situatë lufe dhe ata duhet të japin maksimumin e tyre, shkencat humane merren me shpirtin, shkencat mjekësore merren me trupin.

Ndërprerja e komunikimit me të afërmit është tragjike.Është më i mirë se ilaçi që ndikon. Një njeri i bunkerizuar është krejt normale të mendojë në atë gjendje dhe situatë daljen nga rruga e drejtë. Duhet të marrim masa për të përballuar digën që mund të na vijë.

*Transkriptuar nga Euronews Albania, Tiranapost.al.