Aktualitet

Solli në jetë foshnjën tek Shefqet Ndroqi. 22-vjeçarja me Covid në gjendje të rëndë

Solli në jetë foshnjën tek Shefqet Ndroqi. 22-vjeçarja me

Një 22 vjeçare nga Korça ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek Spitali Covid Shefqet Ndroqi. Ajo është e infektuar me koronavirus dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë e intubuar. Mësohet se foshnja është sjellë në jetë përmes ndërhyrjes cezariane në bashkëpunim me ekipin e maternitetit Koço Gliozheni.

22 vjeçarja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht është e intubuar duke luftuar për jetën.

Një ditë më parë një 28 vjeçare nga Elbasani humbi jetën pas lindjes së foshnjës. Gjendja e saj ishte e rënduar për shkak të infektimit me Covid.

*Tiranapost.al.