Aktualitet

Sondazhi i Euronews: 83% e votuesve të PS mendojnë se shteti është shumë i korruptuar

Sondazhi i Euronews: 83% e votuesve të PS mendojnë se shteti

Shqiptarët janë i një mendimi kur vjen puna tek korrupsioni, pasi shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është shumë i korruptuar.

Sondazhi i Euronews: 83% e votuesve të PS mendojnë se shteti

Në sondazhin e Barometrit Politik, 82.5% e socialistëve të pyetur thonë se në vend ka shumë korrupsion apo vendi është në korrupsion total.

Vetëm 15.7% e socialistëve janë të mendimit se në qeverisje ka pak korrupsion.

Ndërsa demokratët të pyetur se çfarë mendojnë për korrupsionin në qeverisje, 98% e tyre thonë se korrupsioni është dominant.

Nga ana tjetër janë 94.4% e të papërcaktuarve që mendojnë se shteti është shumë ose tërësisht i korruptuar.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

*Artikulli origjinal nga Euronews Albania

*Tiranapost.al.