Aktualitet

Soreca: Duhet një marrëveshje e menjëhershme për të rifilluar negociatat me BE-në

Soreca: Duhet një marrëveshje e menjëhershme për të

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca bën thirrje për një marrëveshje të menjëhershme në Këshillin Politik. Soreca thotë se është e arritshme dhe duhet patjetër tani për të filluar negociatat për pranimin në BE.

Ambasadori thekson se Reforma Zgjedhore duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e ODIHR.

Soreca: Duhet një marrëveshje e menjëhershme për të

“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur", shkruan Soreca në Twitter.

Lexo më shumë: