Aktualitet

Soreca falenderon RCC e Majlinda Bregut dhe i jep echo arritjes së heqjes së tarifës së Roaming

Soreca falenderon RCC e Majlinda Bregut dhe i jep echo arritjes së heqjes

Më shumë se një vitim e gjysëm lobim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të drejtuar nga Majlinda Bregu është kurorëzuar me “Marrëveshjen Rajonale Roaming” që u firmos nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE në Samitin Dixhital, në 4 prill.

Kjo marrëveshje e firmosur mes RCC dhe Bashkimit Europian do të mundësojë zerimin e tarifave “roaming” të kompanive celulare, duke bërë që të paguajmë deri në 96% më pak sesa aktualisht për shërbimet telefonike kur ndodhemi jashtë vendit.

Marrëveshja e cila do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik, është përshëndetur nga nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka falenderuar edhe RCC-në e Bregut, që së bashku me BE janë trupat që e financuan këtë arritje.

"Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë #Shqipërinë ! #RoamFree ! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra # me ngarkesë ! Ky projekt është financuar nga #EU dhe mundësuar nga @rccint #Tregu i përbashkët rajonal”- shkruan Soreca.

Tiranapost.al