Aktualitet

Sot, 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në Infektiv nuk paraqitet asnjë i sëmurë me COVID

Sot, 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në

Duket se fushata e vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19, po jep frytet e veta, teksa për herë të parë që pas fillimit të pandemisë që paralizoi botën në mars 2020, në 24 orëshin e fundit në Infektivin e Tiranës nuk është paraqitur asnjë i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur doktor Tritan Kalo me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se u fitua beteja me “flamën mbarëbotërore” dhe se tashmë jemi në rrugën e duhur për të dalë nga tuneli i errët i 14 muajve të fundit.

Kalo paralajmëron se ende duhet të kemi kujdes dhe të zbatojmë masat anti-COVID për ta bërë tejkalimin e pandemisë më të shpejtë si dhe ka këshilluar të gjithë të mos ngurrojnë të vaksinohen, duke mos dëgjuaar “mendjeçarturit dhe gojështhuririt” që përhapin dizinformacione në lidhje me sigurinë dhe efektshmërinë e tyre.

Statusi i doktor Tritan Kalos:

Kohë kovidiane.... 8.05.2021.... Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19....E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19.....SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020....Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre.... Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë.... Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar...Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit...MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm.... VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19....Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”.....Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush.... NE, mantelbardhët dhe stafi tjetër mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19....Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetëvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri....Together forever!!!

Tiranapost.al