Aktualitet

Sot është afati i fundit! Njoftim me rëndësi për ata që s’kanë marrë ende pagën e luftës

Sot është afati i fundit! Njoftim me rëndësi për ata

Sot është afati i fundit i korrigjimit të llogarive bankare, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, t? miratuar nga Qeveria. Njoftimi bëhet nga Drejtoria e Tatimeve:

"Ftojmë të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, të kryejnë këtë proces duke korrigjuar të dhënat e tyre si (emër banke dhe/ose IBAN).

Për të lehtësuar procedurën DPT ka vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi: 1-Nga tatimpaguesi, 2-Nga vet individi.

Në rast se është vet personi që do të kryejë veprimet ai duhet të plotësojë formularin në Google Form". 

Kliko linkun këtu.