Aktualitet

Sot mbërrijnë 6 ton me materiale për mbrojtjen e stafit mjekësor

Sot mbërrijnë 6 ton me materiale për mbrojtjen e stafit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se sot pritet të mbërrijë një ngarkesë 6 ton me materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor. Ndërkohë që një pjesë e blerjeve për aparaturat respiratore priten në një afat 10-ditor dhe një pjesë tjetër për 3 javë.

“Procedura e parë ka qenë për 54 respiratorë, një pjesë e tyre priten për një afat 10-ditor dhe pjesa tjetër për një afat 3-javor. Por do hapim procedurë tjetër për respiratorë të tjerë. Sigurisht që sot gjithë bota përballet me shumë vështirësi dhe ne përballemi me vështirësi. Tregu botëror ka bërë një bllokim të transporteve. Ne kemi arritur që të lidhim kontrata që të mundemi t’i finalizojmë. Sot vjen një ngarkesë me 6 ton me materiale specifike për mbrojtjen e personelit shëndetësor”, tha Manastirliu për “Real Story”.