Aktualitet

Sot nuk mund të shkoni në lokal apo për shopping. Edhe liri-dalja nuk është për të gjithë

Sot nuk mund të shkoni në lokal apo për shopping. Edhe liri-dalja

Vetëm dje në mesnatë kryeministri Rama lajmëroi se fundjava do të jetë e mbyllur, ndryshe nga vendimi për liri-dalje gjatë javës me orarin e zgjatur deri në 21.00.

Kjo do të thotë se sot nuk do gjeni lokale hapur, as dyqane veshjesh, qendra tregtare, sallone bukurie apo biznese të tjera, veç dyqaneve ushqimore dhe farmacive.

Këto dy të fundit do të jenë hapur deri në orën 21.00, ndërsa nesër çdo gjë do të jetë mbyllur, siç ishte gjatë 2 muajve e gjysmë izolim.

Por edhe liri-dalja nuk është për të gjithë, pasi lejohen që të dalin vetëm pensionistët deri në orën 10.00 dhe nga ora 11.00 vetëm prindërit me fëmijë.

Për arsyen e këtij vendimi nuk u dha asnjë sqarim. Ndërsa për shumë qytetarë që mund të kishin bërë plane ishte e papritur.