Sot provimi i dytë, maturantët testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë
E Hënë 10 Qershor 2024, 09:14
TiranaPost
Këtë të hënë, 28 mijë maturantë do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Ky është provimi i dytë që zhvillohet pas atij të Gjuhës së Huaj.
Në të gjitha qendrat e provimit, teza hapet në orën 10: 00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim.
Eseja është pyetja që përmbyll provimin e cila ka dhe nivelin më të lartë të pikëve krahasuar me pyetjet e tjera. 60 pikë përmban i gjithë testi i Gjuhës dhe Letërsisë. Grupi hartues i tezës është ngujuar për përzgjedhjen e pyetjeve të provimit dhe sipas rregullores dalin nga ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, pasi maturantët të kenë filluar provimin.