Aktualitet

Sot u përplas me policët, por çfarë dimë për babain e Ledion Mziut: Përfiton 303 m2 tek “5 maji” plus bonusin e qirasë

Sot u përplas me policët, por çfarë dimë për

Një prej personave të shoqëruar për kundërshtim të efektivëve të policisë tek lagjia “5 maji” në kryeqytet është Ledion Fadil Mziu.

Ai akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe rendit publik” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë dhe rendit public.

Por ndryshe nga ç’ka pretendon Ledioni se familja e tij do të dalë në rrugë, faktet flasin ndryshe. Babai i Ledionit, Fadil Mziu prej disa muajsh ka qenë në dijeni të vendimit për shpronësim për t’i hapur rrugë projektit të lagjes së re ku do të strehohen familjen e tërmetit të vitit 2019.

Në këmbim të 239 metrave katror që e ka sipërfaqen aktuale të banesës, babai i Ledionit, Fadil Mziu do të përfitojë 303.4 metra katrorë njësi banimi në një nga godinat e projektuara nga Boeri, një prej arkitektëve të pallateve që po ndërtohen. Kontrata është gati dhe pret vetëm firmën e Fadil Mziut, por ky i fundit nuk ka pranuar të firmosë.

Ndërkaq, prej tetorit, familjes Mziu i është kërkuar që të paraqitet dhe të përfitojë edhe bonusin e qirasë pas lirimit të banesës aktuale deri sa të marrë çelësat e shtëpive të reja që do të përfitojnë në lagjen e re. Por as kjo ndihmë e dhënë nga Bashkia e Tiranës nuk është pranuar nga Fadil Mziu.