SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
E Shtunë 23 Mars 2024, 18:44
TiranaPost
Me urdhër të SPAK është vënë në pranga sot kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në arrest shtëpie janë vënë edhe tre të tjerë.
Jorgo Goro është në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit. Ky i fundit u dënua së fundmi për shitblerje votash.