Aktualitet

SPAK dhe BKH vizitë zyrtare në Uashington

SPAK dhe BKH vizitë zyrtare në Uashington

Kreu i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj ndodhen për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Përfaqësuesit e drejtësisë së re shqiptare do të takohen me përfaqësues të Departamentit Shtetit Amerikan, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit.