Aktualitet

SPAK i përgjigjet Metës: Asnjë nga ministrat e propozuar nuk është person nën hetim

SPAK i përgjigjet Metës: Asnjë nga ministrat e propozuar nuk

SPAK i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pas kërkesës që ky i fundit bëri ditën e diel (12 shtator 2021), ku kërkonte informacion për ministrat e qeverisë së re propozua nga Rama. Meta kërkonte të dinte nëse ndonjë prej emrave të propozuar ishte "person nën hetim".

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme", shkruhet në përgjigjen e SPAK.

Prokuroria iu përgjigj gjithashtu dje Presidentit.

Meta ka dekretuar deri tani kryeministrin Edi Rama dhe i ka uruar publikisht suksese në detyrën e re kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.