Aktualitet

SPAK ia kalon prokurorisë në Tiranë padinë e Safet Bajrit për drejtorin e Burgjeve

SPAK ia kalon prokurorisë në Tiranë padinë e Safet Bajrit

SPAK ka shpallur moskompetencën, duke dërguar në prokurorinë e Tiranës kallëzimin që Safet Bajri i bëri drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Pritet që prokurori në Tiranë të marrë në fillim të javës deklarimet e Bajrit mbi arsyet e kallëzimit të Ismailit, pasi pretendon se ka shpërdoruar detyrën.

Sipas tij drejtori i burgut ka shpërdoruar detyrën pasi nuk e trasferoi që të vuante pjesën e mbetur të dënimit pranë familjes në burgun Reç të Shkodrës siç e kërkoi, por ai u dërgua në Fier.

Safet Bajri i dënuar me 9 vite burg nga drejtia belge pretendon se në burgun e Fierit i rrezikohet jeta nisur edhe nga bindjet e tij politike. Ai nuk mund të ekstradohet në Belgjikë për shkak se nuk ka një marëveshje mes dy vendeve, përveçse njohjen për dënimet që japin për shtetasit e tyre.

Kërkesa e Safet Bajrit: 

SPAK ia kalon prokurorisë në Tiranë padinë e Safet Bajrit

SPAK ia kalon prokurorisë në Tiranë padinë e Safet Bajrit