Aktualitet

SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë, sa vite burg kërkohen?

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK ka dhënë ditë ne sotme pretencën për Moisi Habilajn dhe 3 pjesëtarët e tjerë të cilët akuzohen për trafik droge dhe pjesë të një grupi kriminal.

SPAK ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn. Nga hetimet e SPAK rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale. SPAK kërkon në total 64 vite burg për katër anëtarët.

SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e

Struktura e Posaçme anti-Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar gjithashtu që Moisi Habilaj të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Emrat e tyre dolën në dritë nga një hetim i nisur nga drejtësia italiane. Moisi Habilaj i cili prej disa vitesh ka qëndruar në arrati, cilësohet si koka e grupit të trafikut të drogës.

*Tiranapost.al.