SPAK kërkon Shkëlzen Berishën dhe 51 dëshmitarë të tjerë për t`i pyetur për Gërdecin
E Premte 22 Shtator 2023, 11:53
TiranaPost
SPAK kërkon të marrë në pyetje si dëshmitarë 52 personave në lidhje me çështjen e Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Mes emrave është edhe ai i Shkëlzen Berishës.
Mes personave të thirrur si dëshmitarë në këtë proces, janë edhe familjarë të viktimave të ‘Gërdecit’ si dhe përfaqësues të kompanisë SAC; Patric Corneilous Henry, David Clark Howell, Sidney Tison Mac Intyre,, William Merrit Hart,Sodney Spencer Taylor, si edhe Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”.