Aktualitet

SPAK troket në Kadastrën e Vlorës, nën shqyrtim dosjet problematike

SPAK troket në Kadastrën e Vlorës, nën shqyrtim dosjet

SPAK ka zbarkuar sot në zyrat e Kadastrës së Vlorës. Prokurorët po bëjnë verifikimin e dosjeve problematike të zonës bregdetare.

Kadastra e Vlorës ka pasur vazhdimisht probleme me drejtuesit e Hipotekës për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme.

Burime për mediat thonë se në orët e fundit në krye të Kadastrës së Vlorës ka pasur sërish ndryshime. Drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.