Aktualitet

SPAK urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë

SPAK urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush

SPAK ende nuk e ka njoftuar në faqen e vet, ndërsa gazetarët që mbulojnë drejtësinë po raportojnë për lajmin e ditës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi sot se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Mes tyre deri tani mësohet se janë:

Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)

Adlei Likmeta (arrest me burg)

Roza Kovaci (arrest shtëpie)

Edlira Kërtusha (arrest shtëpie)

Adnand Tocila (arrest me burg)

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.

Vangjush Dako u thirr në SPAK në mars 2023 për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e një lejeje ndërtimit, 11 vite më parë, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit.

Përveç pallat pa leje, Vangjush Dako akuzohet dhe për tender të vitit 2014 që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.