Aktualitet

Spitalet Covid 1 dhe 2 drejt ezaurimit. Mbi 25 urgjenca gjatë 24 orëve

Spitalet Covid 1 dhe 2 drejt ezaurimit. Mbi 25 urgjenca gjatë 24 orëve

Rastet me Covid që kanë nevojë për hospitalizim janë të larta në vend Mediat raportojnë se gjatë 3 orëve janë konstatuar 7 urgjenca mjekësore ndërsa numri total ka kaluar shifrën e 25 rasteve.

Tek të shtruarit dominojnë moshat mbi 60 vjeç, por gjithashtu ka edhe të shtruar nën 20 vjeç.

Nuk janë raportuar raste të reja të hospitalizimeve të grave shtatzëna. Mësohet se nga 9 që ndodheshin të shtruara, 6 prej tyre kanë lënë spitalin, ndërsa tre të tjerat janë drejt shërimit.

Kujtojmë se spitalet Covid 1 dhe 2 kanë ezauruar 85% të kapacitetit të tyre.

Ditën e djeshme janë konfirmuar 820 raste të reja me Covid nga 5544 testime të kryera dhe kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të sëmundjes 7 pacientë.

Qytetete me numrin më të lartë të infektimeve janë Tirana me 5501 raste, e ndjekur nga Shkodra dhe Durrësi.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

Tiranapost.al