Aktualitet

Spitali i Beratit kthehet në vatër infeksioni, 8 infermierë dhe punonjës preken nga Covid

Spitali i Beratit kthehet në vatër infeksioni, 8 infermierë dhe

Tetë infermierë dhe punonjës janë infektuar me Covid-19 në Spitalin e Beratit. Mes të infektuarve, 5 janë infermierë në tre reparte të ndryshme: Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca

Ndërkohë 3 rastet e tjera janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.

Infektimi i tyre vjen disa ditë pasi mjeku kirurg E.Q. u zbulua se ishte prekur nga virusi.

Reparti i Kirurgjisë, disa reparte të tjera ku ka pasur të infektuar dhe magazina e Spitalit Rajonal Berat janë dezinfektuar.

Instituti i Shëndetit Publik raportohet se po vazhdon testimin e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital.