Aktualitet

Spitali i Traumës reagon për arrestimin e dy mjekëve dhe infermieres: Raste të tilla nuk duhet të njollosin të gjitha bluzat e bardha

Spitali i Traumës reagon për arrestimin e dy mjekëve dhe

Spitali i Traumës ka reaguar pas arrestimit të dy mjekëve dhe një infermiereje për marrje ryshfeti. Në një deklaratë thuhet se këto raste nuk duhet të njollosin të gjitha bluzat e bardha teksa inkurajohen organet e drejtësisë për ta çuar deri në fund hetimin.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit të traumës.