Aktualitet

Spitali në Londër mbyll ‘Urgjencën’: Infektohen 70 nga personeli mjekësor

Spitali në Londër mbyll ‘Urgjencën’: Infektohen 70

Spitali Hillingdon që ndodhet në perëndim të Londrës ka mbyllur dyert për pranimet urgjente të pacientëve, për shkak të shpërthimit të koronavirusit brenda ambienteve. Mësohet se janë infektuar 70 nga anëtarët e stafit mjekësor të cilët do të izolohen.

Zëdhënësi i Spitalit bëri me dije se 70 anëtarët e stafit rezultuan pozitiv ditën e djeshme. Për këtë arsye shërbimi i urgjencës është mbyllur.

Pavarësisht ndjekjes së udhëzimeve nga Shëndeti Publik Britanik, virusi ka gjetur mënyrën për të infektuar personelin. Nuk bëhet me dije se për sa kohë do qëndrojë mbyllur, por vendimi sipas zëdhënësit është i drejtë, në përpjekje për të mos përhapur virusin.