Aktualitet

Denoncimi i Bashës: Stafit mjekësor i janë shpërndarë maska të skaduara prej 9 vitesh!

Denoncimi i Bashës: Stafit mjekësor i janë shpërndarë

Lideri demokrat Lulzim Basha bëri një denoncim sot para kamerave lidhur me maskat e shpërndara për stafin mjekësor, që sipas tij janë të skaduara para 9 vitesh. Me kutinë e një maske në dorë, Basha tha se “në qendra shëndetësore janë shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara që në 2011-n”.

Denoncimi i Bashës: Stafit mjekësor i janë shpërndarë

“Me vetëdije është bërë shpërndarja e maskave të skaduara. Kjo është provë e një akti kriminal. Personali shëndetësor është i pambrojtur kështu rrezikohen ata të parët, familjet e tyre dhe pacientët. Kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit. Është një papërgjegjshmëri totale. Shqipëria ka personel shëndetësor të aftë dhe të shkëlqyer. Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet, jo shfaqje e propagandë. Të ketë një plan të qartë të karantinës, sic mësuam se fondi për ngritjen e saj është akorduar vetëm një ditë më parë”, tha ndër të tjerash Basha.

Ndërsa fill pas deklaratës së tij për media vjen edhe reagimi i kryeministrit Rama:

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”.

Denoncimi i Bashës: Stafit mjekësor i janë shpërndarë