Aktualitet

Stomatologu fut drogë tek 313-ta, si u zbulua lidhja me të paraburgosurin

Stomatologu fut drogë tek 313-ta, si u zbulua lidhja me të

Një stomatolog i IEVP Jordan Misja është vënë në pranga pasi futi drogë në burgun 313-të. Bashkë me të u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, i cili ishte i para-burgosur.

Sipas specialisteve të kontrollit, i paraburgosuri në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-detektor, që do të thotë se nuk ka patur asgjë në trup, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas vizitës tek stomatologu të paraburgosurit iu gjetën 100 gramë lëndë narkotike e mbështjellë në trupin e tij me letër alumini dhe plastmasë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

R.S. dhe F.B., janë të dy nën akuzë për prodhim e shitje narkotikësh.