Aktualitet

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë të mësimit. Shkak ligji i ri për punën e detyruar brenda vendit

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë

Studentët e Mjekësisë nuk hynë sot në auditore. Ata janë grumbulluar përpara dekanatit në shenjë proteste për ligjin e ri që i detyron të qëndrojnë 5 vitet e para të punës, brenda vendit.

Sipas tyre ky bojkot do të vazhdojë. Studentët shprehen se do të përgatisin një padi ndaj ligjit për ta dërguar më pas në Gjykatën e Lartë.

Ligji i miratuar në Parlament i kushtëzon studentët që të qëndrojnë deri në 5 vitet e para, pas diplomimit për të shërbyer në Shqipëri. Studentët që nuk do të qëndrojnë, do të jenë të lirë të largohen me kusht që të paguajnë tarifën e plotë të studimit për çdo vit, që sipas kostos është shumë më e lartë se ajo që paguajnë aktualisht.