Aktualitet

Studimi që tregon pse ata që mbajnë syze kanë më pak gjasa të infektohen me Covid

Studimi që tregon pse ata që mbajnë syze kanë më pak

Njerëzit që mbajnë syze mund të kenë deri në tre herë më pak të ngjarë të infektohen nga koronavirusi. Këtë ka zbuluar një studim nga India ku thuhet se një mënyrë që virusi të hyjë në trup është pas prekjes me duar të syrit, hundës ose gojës.

Sipas studimit, personat që mbajnë syze kryesisht në ambiente të jashtë kanë më pak gjasa të fërkojnë apo prekin sytë dhe rrjedhimisht minimizojnë rrezikun për tu infektuar nga koronavirus.

304 njerëz u morën  në studim, prej tyre 223 meshkuj dhe 81 femra. Ato ishin të shtruar me Covid, të moshës nga 10 deri në 80 vjeç, me simptoma. Prej tyre 19 % thanë se kishin mbajtur syze në të shumtën e kohës.

Studiuesit zbuluan se ata preknin fytyrën e tyre deri në 23 herë në orë mesatarisht dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Ata zbuluan se rreziku i kontraktimit të Covid-19 ishte dy deri në tre herë më i ulët midis atyre që mbanin syze.

"Prekja dhe fërkimi i syve me duar të ndotura mund të jetë një rrugë e rëndësishme e infeksionit",  tregon raporti ku shtohet se:

"Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve."

Mjekët më parë kanë rekomanduar që njerëzit që mbajnë lente kontakti t'i ndërrojnë ato me syze për shmangur prekjen më shpesh të syve.

*Tiranapost.al.