Aktualitet

Stuhia e fuqishme në Mal të Zi shkakton 2 viktima

Stuhia e fuqishme në Mal të Zi shkakton 2 viktima

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që përfshiu Malin e Zi.

Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale në portin e Tivarit dhe disa qytete bregdetare, njoftuan zyrtarët.

Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete shezlongë plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.

Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.