Aktualitet

Suedia nuk i heq masat anti-Covid: Po shtrohen të rinj të infektuar në spital

Suedia nuk i heq masat anti-Covid: Po shtrohen të rinj të infektuar

Në Suedi janë shtyrë lehtësimet e masave kufizuese anti-Covid për shkak të përhapjes së lartë të infeksionit. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Stefan Lofven një konference shtypi sot, ku tha se masat do të jenë në fuqi deri me datë 3 maj. Kjo do të thotë se nuk do të lejohen grumbullimet në evented he tubime publike deri në këtë datë.

Suedia nuk i heq masat anti-Covid: Po shtrohen të rinj të infektuar

Arsyeja është përhapja e konsiderueshme e infeksionit dhe mbushja e spitaleve me pacientë të prekur me Covid në trajtim intensiv.

Megjithëse më pak njerëz po vdesin falë vaksinimeve, përhapja e lartë po çon në më shumë njerëz që kërkojnë trajtim spitalor për sëmundje serioze.

“Kur presioni mbi kujdesin shëndetësor zvogëlohet dhe përhapja e infeksionit bie, vetëm në atë moment qeveria do të jetë e përgatitur të ndërmarrë hapin e parë për heqjen e kufizimeve. Por ne nuk jemi akoma në këtë fazë”, tha Lofven.

Koncerenca u mbaj pak ditë pasi Agjencia e Shëndetit Publik këshilloi qeverinë të mbajë në vend kufizimet aktuale, duke sugjeruar se ata mund të jenë në gjendje të fillojnë t'i heqin ato në mes të majit, nëse numri i infeksioneve të reja zvogëlohet ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz vaksinohen.

Me datë 3 maj pritet gjithashtu të hiqet masa e mbylljes së lokaleve në orën 20:30. Do të lejohen edhe dyqanet thelbësore të qëndrojnë hapur me kufizim klientësh.

Disa rajone Suedeze kanë arritur kapacitetin e tyre maksimal për kujdesin intensiv të pacientëve dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga rajone të tjera pasi përhapja e lartë e vazhdueshme po çon në më shumë njerëz veçanërisht të rinj që kërkojnë trajtim spitalor.

Më shumë se 13.800 njerëz kanë vdekur në Suedi. Më shumë se 932,000 raste janë konfirmuar deri më tani, dhe më shumë se 6,600 pacientë të Covid-19 kanë marrë trajtim të kujdesit intensiv që nga fillimi i pandemisë.

Më shumë se dy milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pothuajse 25 përqind e popullatës së rritur të Suedisë.

*Tiranapost.al.