Aktualitet

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon e Evropë, po merren masa për përballimin e kësaj situate që mesa duket do të zgjasë jo pak, edhe qytetarët duhet të bëjnë detyrën e tyre, të veprojnë e respektojnë këshillat që po përcillen nga institucionet përkatëse dhe ekspertë të fushës.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Mënyra e vetme për ta përballuar këtë sfidë të madhe është një dhe vetëm një: kursimi, nga çdonjëri prej nesh, çdo ditë, me veprime të vogla, por me impakt të madh.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Për të ndërgjegjësuar qytetarët për kursimin e domosdoshëm të energjisë në vend, ka nisur një fushatë edukimi e sensibilizimi, “Ti je heroi i energjisë”, në shkollat e Tiranës me nxënësit, të cilët mund të jenë përcjellësit më të sinqertë e më të besueshëm në familje, të këshillave të kursimit. Ndërgjegjësimi që duhet të ketë çdo familje, po bëhet tashmë edhe përmes një spoti televiziv, ku mesazhet janë të qarta: Energjia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Çdo veprim i yni në kursimin e energjisë, sjell impakt të madh, siguron më shumë energji elektrike për ditët e muajt në vazhdim. Të gjithë bashkë, mund ta ruajmë energjinë! Duhet ta bëjmë jo vetëm për veten, për ekonominë e shtëpisë por dhe për të mirën e Shqipërisë! Çdo vat që kursehet vlen, sidomos në faturën tonë elektrike, ku çmimin e lartë të energjisë së importuar në treg, për familjet dhe bizneset e vogla shqiptare do ta mbulojë qeveria.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ndërsa në Gjermani çmimi që duhet të paguajnë familjarët është rritur me 19 %, në Itali me 83%, në Spanjë me 126% apo edhe në Greqi me 112% më shumë, në Shqipëri, për të gjithë konsumatorët që do të respektojnë masën e kursimit, fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj, çmimi nuk do të rritet. Për ata,në çdo rast, me një ambicje e kurajo të madhe, këto kosto do t’i mbulojë shteti, edhe pse çmimet e energjisë që blihen sot në treg janë 10-fish më të shtrenjta krahasuar me vitet e mëparshme.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Dhe Shqipëria ka nevojë të importojë, pasi rreth 70% e energjisë së prodhuar në vend që sigurohet nga KESH dhe 30% e saj qësigurohet nga prodhues privatë, arrijnë të mbulojnë vetëm 60% të nevojave vjetore. Pjesa tjetër duhet të mbulohet detyrimisht nga importi. E krahas çmimeve të larta, sot tregjet e energjisë karakterizohen nga luhatje e pasiguri të mëdha, që po shkaktohen jo vetëm nga faktorët natyrore por dhe nga gjithë spekulimet që po sjell lufta në Ukrainë. 300 euro/Mwh deri në 600 euro/Mwh kanë lëvizur çmimet, nga dita në ditë.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Vetëm në 8 mujorin e parë të këtij viti KESH ka shpenzuar 350 milionë euro, me qëllim që ta mbajë të pandryshuar çmimin që duhet të paguajnë qytetarët. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por edhe qytetarët duhet të kryejnë misionin e tyre, në përballjen e kësaj krize: uljen e ndjeshme të konsumit të energjisë në shtëpitë e punët e tyre. Të mos e kalojnë fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj. Përndryshe duhet të paguajnë më shumë të paktën për periudhën tetor- dhjetor, pas së cilës situata energjetike do të analizohet sërish.

Deri atëherë duhettë bëjmë gjithçka mundemi: ta kursejmë energjinë, që ta kemi! Çdo ditë, duke fikur dritën kur dalim nga shtëpia, duke përdorur makinën larëse natën e pasi ta kemi mbushur plot me rroba, duke vendosur kondicionerin në temperaturën optimale, duke e lënë temperaturën e boilerit në 50 gradë celsius...Duken veprime të vogla, por me impakt të madh!