Aktualitet

Takimi me Ramën, Duka: Bojkoti duhej shmangur

Takimi me Ramën, Duka: Bojkoti duhej shmangur

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kanë zhvilluar sot një takim dhe mësohet se është zgjidhur çështja e ngërçit në futboll. Pas takimit kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit zbuloi se kryeministri i ka premtuar se do të marrë në konsideratë kërkesat e Ligës Profesioniste.

Në një prononcim të dhënë për mediet, Duka tha se futbolli duhet të nisë dhe shtoi se s’duhej të ishte ndërprerë pasi është në dëm të lojtarëve, por edhe të vetë kampionatit.

“Futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërpreja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë”, tha Duka.

Kryeministri Rama kishte marrë një ditë më parë një relacion nga Ministria e Financave, ku ishin propozuar dy modele të ligjit. Vetë kreu i FSHF, ka deklaruar sot pas një aktiviteti në një akademi private futbolli në kryeqytet se kryeministri Rama i ka premtuar se do të pranojnë propozimin e komunitetit të futbollit për Ligjin e Sponsorizimit.