Aktualitet

Tani që ne i hapëm kufijtë e shikoni që të tjerët jo? Rama komenton edhe vendimin e Kosovës

Tani që ne i hapëm kufijtë e shikoni që të tjerët

Ankesat që i kishin ardhur nga qytetarët për hapjen e kufijve, kryeministri Edi Rama u përgjigjet se jo të gjithë kanë marrë të njëjtin vendim si vendi ynë. Ndërsa për radhët e gjatë në kufirin me Kosovën, të shkaktuara nga dezinfektimi i makinave, Rama e cilëson vetëm me fjalën ‘të çuditshëm’.

Postimi i plotë:

Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!"e kur thosha jo s'i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s'e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dezinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!

Lexo më shumë: