Aktualitet

Të dënuar për vrasje e qëllime terroriste, OFL nis 3 formularë në Mirditë e Lezhë

Të dënuar për vrasje e qëllime terroriste, OFL nis 3

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Mirditë e Lezhë ku i ka dërguar formularin e vetdeklarimit 3 të dënuarve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy qytetarëve nga Mirdita të dënuar më parë “vrasje me paramendim dhe një qytetari nga Lezha të dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”.

A. N., banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

B. L., banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

B. L., banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.