Aktualitet

Të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar! Kalimi do jetë me pagesë në segmentin kryesor

Të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar!  Kalimi do jetë me

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se të gjitha segmentet e Korridorit Blu do të jenë me pagesë, pasi do të jenë akse të shpejtësisë së lartë, por në dispozicion të qytetarëve do të jenë edhe rrugët dytësore të cilat do të jenë pa pagesë.

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese. Në ndërkohë duhet thënë që jemi në proces negocimi të kontratave të tjera, disa prej tyre janë drejt lidhjes dhe menjëherë ashtu siç ky kantier eci me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duhet të themi që ky është një nga kantieret të dorëzuara në kohë rekord, pavarësisht gjithë problematikës që kemi pasur me shpronësimet. 1 vit e 3 muaj dhe është bërë një punë e shkëlqyer si nga konçesionari, ashtu edhe nga ARRSH-ja edhe nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve në një bashkëpunim të plotë të mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të qenë gati sot për të dorëzuar këtë vepër vetëm në 15 muaj në total dhe kështu shpresojmë që të shkojmë dhe me lotet e tjera”, tha Balluku.