Aktualitet

Të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme do të mbyllen me anësore metalike, çfarë do të ndodhë me bizneset afër zonave?

Të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme do të mbyllen me anësore

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëjnë mbylljen përfundimtare të të gjitha daljeve të rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret standarde në rrjetin rrugor kombëtar.

ARRSH në një njoftim për mediat deklaron se aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbylluar në mënyrë të paligjshme.

Po çfarë do të ndodhë me bizneset që ndodhen në këto zona?

ARSH deklaron se bizneset që plotësojnë kriteret për të vazhduar aktivitetin, por nuk janë pajisur me autorizimin përkatës duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacioninnë fuqi në e-Albania.

Klikoni në linkun këtu.

Tiranapost.al