Aktualitet

Të gjitha mjetet me timon anglez do të bllokohen nga policia

Të gjitha mjetet me timon anglez do të bllokohen nga policia

Të gjitha automjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 që kanë timon anglez, pra sistem të djathtë drejtimi, do të bllokohen nga policia. Kjo përshkak se sistemi i drejtimit nuk përputhet me normat e kodit tonë rrugor.

“Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 Marsit 2015 je targuar pas kësaj date dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale”, tha drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe për Tv Klan.

Drejtoria e Transportit rrugor njofton se të gjthë qytetarët që kanë mjete të tilla duhet të ndryshojnë krahun e timonit.

Tiranapost.al