Të gjitha ndryshimet në Kodin Rrugor që miratoi Parlamenti sot

Parlamenti miratoi pasditen e sotme mes debatesh me 101 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor.
Ndër ndryshimet kryesore të Kodit rrugor janë rritja e moshës deri në 70 vjeç për mbajtjen e lejes së drejtimit, lejimi i shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për ata që sapo marrin lejen e drejtimit.
Po ashtu është mes këtyre ndryshimeve është edhe zgjatja me 15 ditë e afatit të pagesës së gjobës pa kamatëvonesën, duke përfituar kështu 50% zbritje, nga 20 që është aktualisht. Një tjetër ndryshim është edhe ai i detyrimit të bashkive që 50% e vendparkimeve të jetë pa pagesë.
Ndryshimet në Kodin Rrugor
Shpejtësi deri në 130 km/h në autostradat me standarde
Kufizim të shpejtësisë së lejur për ata që sapo marrin patentën
Zgjatet vlefshmëria e patentave deri në 15 vite
Rritja e moshës së lejes së drejtimit deri në 70 vjeç
Bashkitë të sigurojnë pa pagesë 50% të parkingjeve
Gjoba të paguhet brenda 15 ditësh me 50% të vlerës