Aktualitet

Të gjitha rrugët që do të bllokohen një ditë para Samitit të 6 dhjetorit

Të gjitha rrugët që do të bllokohen një ditë para

Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Tiranë të martën, por Policia e Shtetit do të marrë masa që nesër. 17 akse rrugore do të bllokohen që nesër.

Bllokimi do të nisë në orën 14:00 nga Aeroporti i Rinasit, Qafë-Kashar, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

12 rrugë të tjera do të jenë në afërsi të qendrës së Tiranës, në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet. Në këto rrugë është kërkuar që të hiqen automjetet e parkuara.

Kufizime të tjera të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë–Fushë Krujë – Vorë”.

Ky kufizim bëhet pasi një pjesë e delegacioneve do mbërrijnë nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe të Morinës.