Aktualitet

Të gjithë djajtë janë këtu! Rama i përgjigjet ambasadores për marrëveshjen e fshehtë

Të gjithë djajtë janë këtu! Rama i përgjigjet

Komentit të fortë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një marrëveshje të fshehtë kryeministri Rama i është përgjigjur me aprovimin “Dakord” dhe një shprehje të njohur të Shekspirit.

Në postimin ku ambasadorja shkruante:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.

Rama komentoi:

"Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu".

Të gjithë djajtë janë këtu! Rama i përgjigjet

Me këtë koment, Rama duket se thumbon presidentin Meta, ndoshta me pretendimin se po tenton të kapë reformën në drejtësi.

Ambasadorja Kim nuk përmendi as emra se mes kujt po bëhej marrëveshja, Ramës dhe Bashës apo dikujt tjetër.