Aktualitet

Të hënën ka transport! Vendimi për ditët e tjera të javës merret nesër

Të hënën ka transport! Vendimi për ditët e tjera

Nesër transporti publik në kryeqytet do të jetë funksional. Lajmi bëhet me dije një ditë pasi Shoqata e Transportit paralajmëroi se mund të pezullojë qarkullimin për shkak të humbjeve financiare, për shkak të masave anti-Covid.  

Por ndërkohë ky vendim nuk është përfundimtar, pasi nesër shoqata do të komunikojnë atë që kanë vendosur për ditët në vijimë.

Paralajmërimi erdhi nga numri i ulët i qytetarëve që kanë zgjedhur transportin urban. Por ndërsa tejmbushja e autobusëve dikur ishte diçka normale, por shqetësuese për qytetarët, situata aktuale është mirëpritur nga këta të fundit falë distancës sociale.

Të hënën ka transport! Vendimi për ditët e tjera

Pas plotësimit të kërkesave të mëparshme, shoqata tashmë kërkon zërimin e TVSH-së, heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit.