Aktualitet

Të hënën nis mësimi në universitete! Njoftimi me rëndësi i Filologjikut

Të hënën nis mësimi në universitete! Njoftimi me

Të hënën e 2 nëntorit nis viti i ri akademik. Fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Ndërsa në një njoftim të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës bëhen me dije rregullat për vijimin e mësimit, që do të zhvillohet pjesërisht mes auditorëve dhe online. Fakulteti ka vendosur që vitet e para të dy cikleve do të zhvillohen në auditore.

Studentët e vitit të parë Bachelor dhe Master, do ta zhvillojnë mësimin në mënyrë të ndërthurur. Viti i parë Master do të zhvillojë seminaret në auditor, ndërsa leksionet online. Viti i dytë Master, do të zhvillojë mësimin përfshirë leksionet dhe seminaret vetëm online. Viti i dytë dhe i tretë Bachelor, do ta zhvillojë gjithashtu mësimin online. Ndërsa viti i parë, do të zhvillojë në auditor seminaret, ndërsa leksionet në distancë.

Të hënën nis mësimi në universitete! Njoftimi meTë hënën nis mësimi në universitete! Njoftimi meTë hënën nis mësimi në universitete! Njoftimi me