Aktualitet

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët mund të votojnë me postë më 25 prill. Shqiptari Dritan Abazoviç bëhet zv.kryeministër i Malit të Zi

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

Të hënën nis testimi i shpejtë i antigenit në Tiranë

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Nga dita e hënë do të nisë testimi i shpejtë i antigenit. Ministrja  Manastirliu tha se do të fillojë së pari në Tiranë me vatrat më të nxehta. Qendrat apo pikat e testimit do të bëhen të njohura në vijim.(Lexo ketu)

“Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm ntë gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë struktura që kryejnë testin e tamponit. Nga 20 dhjetori do të jetë dhe në spitalet rajonale”, tha Manastirliu. 

Mjeku Rexhep Muja shpjegoi procedurën që do të ndiqet dhe ka një kusht për ata që duhet t’i nënshtrohen testit, duhet të kryhet brenda 5 ditëve nga fillimi i shenjave. (Lexo këtu)

Silva Bino nga ISHP tha se nëse testi rezulton pozitiv, do të thotë se ka infeksion, dhe përgjigjja është e saktë që jepet brenda 30 minutash. Por ajo tha se testi duhet të kryhet brenda 5 ditëve të para të sëmundjes.

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

“Deri tani kemi kryer identifikimin e rasteve dhe kontakteve të tyre përmes testit PCR, një test që identifikon acidin nukleik, testi i shpejtë është identifikues, diagnostikues por ai identifikon antigenin, prandaj i thonë testi I shpejtë i antigenit, se ka dhe teste të tjera të shpeshta por nuk janë të antigenit. Kjo është e rëndësishme., Përdoret për qëllime diagnostikuese. Ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi ngarkesë virale të lartë, pra brenda 5 ditëve të para të sëmundjes, është shumë e rëndësishme. Nëse jemi brenda 5 ditëve të para të sëmundjes garantohet ky test, nëse një person do duhet të testohet atëherë do ofrohet testimi me PCR”, tha Bino. 

Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili po gjykohet për mosdeklarim të të ardhurave.(Lexo ketu)

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, e cila njofton sot se sekuestrimi është masë parandaluese autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj Llallës. Nëse ish-kryeprokurori shpallet fajtor, rrezikon nga dënimi me gjobë deri në tre vite burg.

Shqiptari Dritan Abazoviç bëhet zyrtarisht zv.kryeministër i Malit të Zi

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Parlamenti i Malit të Zi ka mirtuar me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.(Lexo ketu)

Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA.

Rritet sërish numri i të infektuarve nga Covid

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Shifrat e Covid-19 kanë pësuar sërish rritje. Në 24 orët e fundit janë kryer 2.264 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë, ndërkohë që kanë humbur jetën 18 qytetarë.(Lexo ketu)

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Ministrja Xhaçka padit PD për shpifje, PD e çon në SPAK

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Pas akuzave nga PD se ka përdorur helikopterët e FA-së për fushatë, me 22 fluturime në Dibër, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka  ka reaguar për herë të parë me padi ndaj PD-së dhe përfaqësuesve të saj. (Lexo ketu)

Ministrja akuzon PD-në se ka shpifur. Ka qenë ish deputetja Albana Vokshi e cila ka denoncuar përdorimin e helikopterëve nga Xhaçka për fushatë zgjedhore, por këto pretendime janë hedhur poshtë përmes reagimeve zyrtare nga FA.

Padisë së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Partia Demokratike i është përgjigjur me një tjetër padi.(Lexo ketu)

Përfaqësuesit e kësaj partie, ish-deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri kanë paditur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit ministren Xhaçka.

Shqipëria do ndjekë shembullin e Amerikës në zgjedhjet e 25 prillit!

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit mund të votojnë me postë, ashtu si vepruan SHBA-të për zgjedhjet presidenciale për vendasit, për shkak të Covid.(Lexo ketu)

Ky vendim, i cili nuk është zyrtarizuar ende, u mor nga grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili shqyrtoi disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit: atë të votimit me postë, në konsulatë dhe atë elektronik. 

Altin Basha, drejtori i ri i Teatrit Eksperimental

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Në media të ndryshme po qarkullon lajmi se regjisori Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli dhe në vend të tij është vendosur regjisori Altin Basha.(Lexo ketu)

Mësohet se lëvizja është bërë me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe shkarkimi i Londos u bë pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Londo e mbajti këtë detyrë për më shumë se 6 vite, që nga qershori i 2014-ës.

Të martën nis vaksinimi në Angli

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Anglia ka miratuar vaksinën dhe është i pari vend që mori vendimin historik. Është gjithashtu i pari që do të nisë edhe vaksinimin që të martën që vjen.(Lexo ketu)

Kategoria e parë që do vaksinohet janë të moshuarit në shtëpi kujdesi dhe stafi që kujdeset për ta.

Studiuesit zbulojnë ilaçin eksperimental që ndalon transmetimin e Covid brenda 24 orësh

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Një studim i ri nga Georgia ka zbuluar se një ilaç eksperimental bllokon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orësh.(Lexo ketu)

Studiuesit nga Instituti për Shkencat Biomjekësore në Universitetin Shtetëror të Georgia kanë pohuar se ilaçi i quajtur Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482 / EIDD-2801, parandalon që virusi të shumohet vetë apo të replikohet, duke parandaluar përhapjen e tij dhe transmetimin. 

Kina bëhet shteti i dytë që vendos flamurin në Hënë

Të hënën nis testimi i shpejtë në vend. Emigrantët

Kina ka vendosur flamurin e saj në Hënë, më shumë se 50 vjet pasi SHBA bëri një gjë të tillë.(Lexo ketu)

Fotografitë janë shpërndarë nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës dhe tregojnë flamurin e kuq me pesë yje që qëndron në sipërfaqen hënore.

Fotografitë u bënë nga një aparat fotografik në sondën hapësinore Chang'e-5 përpara se ajo të largohej nga Hëna me mostra shkëmbi të enjten.