Aktualitet

Të heqë policia kapelen? E hoqi në 97-ën dhe e patë ç'ndodhi, dy herë e rrëzuam shtetin nga brenda

Të heqë policia kapelen? E hoqi në 97-ën dhe e patë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Parlamenti u ndal tek çështja e Teatrit dhe kaosin e krijuar, akuzat ndaj policisë për dhunë dhe kërkesa që disa militantë e protestues u bënë atyre: Të hiqnin kapelën. Ministri Lleshaj kujtoi disa eksode shqiptare, atë të 1997-ës, duke thënë se policia hoqi kapelen dhe u pa se çfarë ndodhi.

Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës se policia nuk ka pasur numra identifikues në protestë, Ministri Lleshaj tha se përgjegjësia e tyre nuk është individuale, por e drejtuesve.

Fjala e tij sot në seancën e Kuvendit:

Sandër Lleshaj:  Ditët e fundit u bëmë dëshmitar të një diskutimi të madh publik dhe tensioni që lidhen me diskutimet për teatrin, diskutime që janë dhe pozitive dhe s’kam ndërmend të merrem me to se të gjithë që diskutojnë kanë të drejtën e tyre, po ngatërrimi i termave teatrore me ato politike kanë prekur dhe strukturën që unë drejtoj. Dua të them që kemi të bëjmë më çështje themelore, kush e ka lexuar a dëgjuar për veprën e Thomas Hobes, e ka të qartë se kur gjithë luftojnë kundër të gjithëve dhe kur hiqet dhuna dhe i jepet një sturkturë të specializuar është momenti që kaloi njerëzimi nga barbaria tek kultura. Shteti duhet ta përdori dhunën në mënyrë të ligjshme ndaj atyre që dalin nga ligji. Më kanë provokuar mjaft diskutimet e fundit që kanë targetuar policinë e shtetit, një diskutim për kulturën dhe duke e shndërruar diskutimin në përgjithësi në një absurd konceptual për arsye se policia është fakt parakusht që kultura të zhvillohet, ekonomia.

Nëse me kulturë kuptojmë gjithçka që është krijimtari njerëzore dhe është e pafalshme të përshihet policia në mes të këtij diskutimi për kulturën. Kemi ndjekur historinë e shtetit shqiptar nga 90 e më tej, dhe rënien de facto të shtetit në 90, 97, pa qenë nevoja e një fuqie të huaj ushtrarake. Ka rënë dy herë pa patur nevojë dhe faktor të jashtëm ushtrarake, e kemi rrëzuar nga brenda se kemi humbur konceptin se çfarë është ai, një ndër prioritetet e mëdha që ndjek unë si ministër i brendshëm është të mundësojmë që ky shtet të mos rëzohet sa herë grupe të caktuara kanë axhenë ta rrëzojnë përmes dhunës Çfarë duhet të bënte policia me 17 maj 2020, çfarë duhet të bënte policia në protestat e dhunshme të 2019, gjatë tërmetit, pandemisë, dhe përgjigja për shumë veta ishte nga ata që u bënë protagonist ishte: Hiqni kapelen policisë së shtetit, se unë dua të realizoj qëllimin që të mund të realizoja në mënyrë dekmokratike.

Unë i them policisë hiq kapelen të bëjë atë që dua unë, e kuptoni? Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp hiqni kapelen a e mendojë qoftë një ditë vendin pa të? Një ditë? Nëse dikush ja bën pyetjen vetes si mund të dukej vendi, le të kujtojnë marsin 1997, ata që janë në moshë që se kujtojnë të lexojnë për të kuptuar se çfarë ndodh kur instrumenti i sigurisë qytetarë nuk funksionon dhe heq kapelen. Ndaj do të doja që te kishte një reflektim të madh jo vetëm politik dhe jo vetëm shoqëror. Me 17 maj kronika ka regjistruar 7 pnonjës police të plagosur lehtë por të gjakosur, nga ata që duan të kthejnë anti-kulturën.